Pas reagimit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres mbi vendimin e Donald Trump për të njohur Jerusalem si kryeqytet të Izralit, ka reaguar edhe Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley.
Përmes një postimi në Twitter, Haley ka theksuar se “Amerika ka ambasadat e saj në kryeqytetet e të gjithë botës dhe tani as me Izraelin nuk do të jetë ndryshe”, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
“Kjo ishte gjëja e drejtë dhe gjëja e duhur për të bërë”, ka shtuar ajo.
Vendimi i Trump ka nxitur protesta të mëdha në Gaza dhe në Turqi, ku protestuesit kanë djegur flamurin amerikan dhe atë izraelit./arbresh.info/
Për të dytin vit radhazi, PSG e fiton Ligën e Kampionëve
Hamza nga Lipjani: Kosova nuk është vend i krizave të pafund...
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...