Dje Izraeli filloi sulme ajrore në të gjithë Iranin, ndërsa Teherani iu përgjigj mbrëmë dhe vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar tensione të mëdha në rajon.
Ambasadori iranian në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Amir Saeid Iravani, raportoi se nga sulmet kanë humbur jetën 78 persona, ndërsa mbi 320 të tjerë janë plagosur.
Ndër viktimat janë tre nga udhëheqësit më të lartë ushtarakë të Iranit: Gjenerali Mohammad Bagheri, komandant i të gjitha forcave të armatosura të vendit; Gjenerali Hossein Salami, kreu i Gardës Revolucionare; Gjenerali Amir Ali Hajizadeh, drejtues i programit raketor balistik të Iranit.
Iravani theksoi se shumica e të plagosurve janë civilë.
Nga ana tjetër, Shërbimi i ambulancës së Izraelit njoftoi se gjatë të premtes në mbrëmje në Tel Aviv u plagosën 34 persona, shumica me lëndime të lehta. Policia më pas konfirmoi vdekjen e një personi.
Orë më vonë, një raketë iraniane goditi një shtëpi në qytetin Rishon Lezion në qendër të Izraelit, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 19 të tjerëve./skynews
Prokuroria: Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët
Kërkohet paraburgim ndaj dy shtetasve palestinez për veprën ...
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...
I harruari i FIFA-s dhe Topit të Artë, Raphinha nderohet në ...
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë