Kjo krijesë misterioze la vendasit të shtanguar pasi doli në breg, duke i lënë të mendojnë se ishte një kallamar 9 metra i gjatë, shkruan Dailymail, transmeton portali Arbresh.info.

Ky ”globster” i çuditshëm ishte spikatur afër gjirit St James në shtetin amerikan të Alaskës nga një grup që mendonte se ishte një kallamar gjigant me ”sy të madhësisë së pjatave të ushqimit”.
Por një biologe nga Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës e ka analizuar kufomën dhe ka treguar se është një balenë gungaçe e kalbur.
Është një nga ‘globsterët’ e veçantë – term ky i përdorur që nga vitet e 60ta, për përshkrimin e krijesave të vdekura të dalura në breg, pa ”sy të dukshëm, pa kokë të vërejtur, dhe pa strukturë të dukshme kockore”.

Biologia Johanna Vollenweider, e cila e analizoj trupin, tha se krijesa kishte humbur kokën dhe bishtin, dhe lehtë mund të ngatërrohej me diçka tjetër. /Arbresh.info/

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit