Një incident tragjik ka ndodhur sot, më 7 janar, në Minneapolis të SHBA-ve, ku një oficer i Shërbimit për Kontrollin e Imigracionit dhe Doganave (ICE) ka qëlluar për vdekje një grua 37-vjeçare. Policia lokale dhe zyrtarët federalë po hetojnë ngjarjen, ndërsa tensionet në qytet mbeten të larta.
Shefi i Policisë së Minneapolis, Brian O’Hara, tha se “e prisnin që një incident i tillë mund të ndodhte” dhe paralajmëroi për mundësinë e përshkallëzimit të situatës pas ngjarjes. Ai u bëri thirrje qytetarëve të protestojnë paqësisht dhe të respektojnë ligjin, duke shtuar se e kupton zemërimin e tyre.
Kryebashkiaku Frey, gjithashtu kërkoi që qytetarët të protestojnë në mënyrë paqësore. “Nëse jeni të zemëruar, unë jam gjithashtu. Le të marshojmë, të protestojmë dhe të përqafojmë njëri-tjetrin”, tha ai.
Sipas zyrtarëve të Sigurisë Kombëtare, përfshirë Sekretaren e Homeland Security, Kristi Noem, oficerët e ICE po zbatonin një urdhër federal, kur automjetet e tyre u bllokuan nga bora. “Gruaja u përpoq të largonte automjetet e tyre, duke i përplasur, duke rrezikuar jetën e oficerëve dhe qytetarëve të tjerë. Për të mbrojtur veten dhe të tjerët, oficerët reaguan dhe qëlluan ndaj saj”, tha ajo. Sekretarja Noem e përshkroi incidentin si një akt të mundshëm “terrorizmi të brendshëm” dhe konfirmoi se mbi 2,000 agjentë shtesë janë dërguar në qytet për të siguruar rendin dhe mbrojtjen e oficerëve.
Shefi e policisë O’Hara tha se gruaja ishte ulur me automjet në Portland Avenue, duke bllokuar rrugën. Kur një oficer federal u afrua në përpjekje për ta larguar, ajo tentoi të përplaste automjetin ndaj tij dhe njerëzve përreth. Oficeri qëlloi të paktën dy herë drejt viktimës, duke dëmtuar automjetin. Gruaja u transportua menjëherë në spital, ku më pas u deklarua e vdekur.
Kryetari i bashkisë Frey bëri thirrje për unitet dhe kërkoi që qytetarët të mos provokohen nga veprimet e administratës Trump. Ai theksoi se prania e agjentëve të ICE po shkakton kaos dhe humbje jete dhe u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë “trimëri, dashuri dhe mëshirë”.
Hetimi i incidentit tashmë është kaluar te FBI-ja dhe Byroja e Krimeve të Minnesota-s, për një hetim të mëtejshëm.
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës
Zyrtarja e lartë e OKB-së: Komuniteti ndërkombëtar t’i japë ...
Historia e jashtëzakonshme e Bodo/Glimtit – një sukses...
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...