Irani ka shpallur pesë ditë zie publike pasi presidenti Ebrahim Raisi ndërroi jetë si pasojë e përplasjes së avionit.
Çfarë dihet deri tani?
-Përplasja ndodhi afër kufirit të Iranit me Azerbajxhanin, ku Raisi ishte takuar me presidentin Ilham Aliyev.
-Varrimi i Raisit do të bëhet nesër, ndërsa për shtatë ditët e ardhshme aktivitetet kulturore janë anuluar
-Mohammad Mokhber është emëruar si president në detyrë dhe Bagheri Kani, i cili ishte zëvendësministër i jashtëm, tani është ministër i jashtëm.
-Në Perëndim, udhëheqësit e BE-së, NATO-s shprehën ngushëllimet e tyre. Gjithashtu edhe grupet e mbështetura nga Irani, Hezbollahu, Hamas dhe Houthis, të cilët janë cilësuar si organizata terroriste nga shumë vende në botë, kanë shprehur ngushëllimet e tyre.
-Shkaku i rrëzimit të helikopterit mbetet i paqartë, por Rusia (aleati i ngushtë i Teheranit) ka ofruar ndihmën e saj me hetimin.
-Presidenti i përkohshëm Mokhber ka zhvilluar një mbledhje të kabinetit në Teheran, por procedura standarde dikton që zgjedhjet e reja priten të mbahen në 50 ditët e ardhshme
-Vdekja e Raisit ka ngjallur një sërë reagimesh në mbarë botën, nga protestuesit që u mblodhën jashtë ambasadës iraniane në Berlin e deri te flamujt që valëviten në gjysmështizë në Moskë, Bejrut dhe jo vetëm. /A2cnn
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...