Aeroporti i Brukselit është mbyllur këtë të martë pas raportimeve për dronë.
Pranë aeroportit kryesor të Brukselit, Zaventem, u zbulua një mjet ajror pa pilot i paidentifikuar, dhe pas kësaj të gjitha fluturimet nga aeroporti u shtynë.
Droni u pa rreth orës 20:00, tha një zëdhënës i kontrolluesit të trafikut ajror Skeyes.
Kurt Verwilligen, një zëdhënës i shërbimit belg të kontrollit të trafikut ajror, tha se pak para orës 19:00 GMT një dron ishte parë pranë Aeroportit të Brukselit dhe për këtë arsye aeroporti ishte mbyllur si masë paraprake sigurie, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv
Të gjitha avionët që udhëtonin për në kryeqytetin belg u devijuan në Liege.
Siç u tha, ky është një tjetër incident që përfshin dronë të panjohur në të gjithë Evropën, duke ngritur shqetësime për sigurinë.
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestua...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...