Absolut Vodka nuk do t’i eksportojë produktet e saj në Rusi, pas kritikave që ka marrë në shtetin e origjinës, Suedi.
Fillimisht, kompania i ka ndalur eksportet në mars të vitit 2022, pasi Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë.
Mirëpo kompania e saj amë, Pernod Ricard, ka konfirmuar se disa produkte po eksportohen sërish.
Ky njoftim është përcjellë me zemërim.
Pernod Ricard, më pas ka njoftuar se i ka ndaluar sërish të gjitha eksportet e pijes Absolut Vodka, ashtu që të mbrojë stafin dhe partnerët nga kritikat.
Në deklaratë është thënë se kompania po e shfrytëzon të drejtën për “të mbrojtur stafin dhe partnerët pasi ne nuk mund t’i ekspozojmë ata ndaj kritikave masive dhe në të gjitha format”.
Javën e kaluar, shumë restorante dhe bare të njohura në Suedi, e kanë hequr këtë pije nga raftet e tyre, dhe politikanët e kanë dënuar eksportimin e saj.
Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, ka thënë se është “shumë i befasuar” që kompania ka rinisur eksportet.
Para luftës, Pernod Ricard, e ka siguruar 3 për qind të fitimit vjetor në tregjet ruse, dhe pavarësisht se nuk do të shesë më pijen Absolut Vodka, ajo do të vazhdojë shitjen e disa produkteve tjera në Rusi./REL
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestua...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...