Një ditë më parë në media qarkulloi lajmi se Sergei Burenkov, 60 vjeçari që ndërroi jetë në pishinën e hotelit në Qerret të Kavajës kishte mbajtur një gradë madhore në ushtrinë ruse, si gjeneral.
Një prej atyre që diskutuan mbi këtë temë ishte pedagogu i krimionologjisë Ervin Karamuça, i cili e mori të mirëqenë se Burenkov kishte qenë gjeneral në Rusi.
Një ditë më parë profesori i kriminiologjisë, Ervin Karamuço u shpreh: Nëse është kështu, kjo është shumë e rëndë, sepse për herë të parë Shqipëria bëhet fushë beteje e agjenturave të huaja, gjë që s’ka ndodhur më përpara. Ata e kanë zakon këtë. Personazhet e tyre që duan t’i eleminojnë i nxjerrin jashtë territorit të tyre dhe e kanë më të thjeshtë ta bëjnë këtë. Sidomos kur janë me pushime, kur janë të shpenguar”
Por gjatë një bisede në Opinion, Karamuça tha se ishte telefonuar nga gazetarë rusë, që i kishin kërkuar llogari se përse kishte prishur imazhin e Rusisë me deklaratat që kishte bërë.
“Gazetarët rusë më thanë “Ç’punë keni ju që prishni imazhin e vendit tonë?” tha Karamuça duke përsëritur se lajmi se Burenkov ishte gjeneral ishte i pakonfirmuar nga vetë ai. “Por ata nuk ma mohuan faktin që ai kishte qenë gjeneral” tha Karamuço.
Rusët humbën jetën më 15 tetor në një hotel në Qerret të Kavajës. Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.
Shtypi rus shkruan se e 58-vjeçarja vuante nga kanceri dhe për këtë arsye nuk është futur në saunë, pasi janë gjetur pranë pishinës dimërore.
Në momentin kur u gjetën të vdekur ata ishin të veshur me veshje të përshtatshme për pishinë por nuk është e qartë nëse ata u futën aty.
Haxhiu: Legjislativi, rol vendimtar në krijimin e kornizës l...
Osmani: Gratë në uniformë janë imazhi i Kosovës dhe i FSK-së
Vazhdojnë protestat e studentëve në Beograd
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani shpallet kampion i antikorrupsi...
Valverde pas gabimit me Bilbaon: Atë natë pata probleme me g...
Vetura e policisë godet një këmbësor në rrugën Mitrovicë-Lep...