Presidenti i Polonisë Duda ka sugjeruar stacionimin e armëve bërthamore të aleatëve të NATO-s në vendin e tij. Por sipas ekspertëve armë të tilla nuk do të vendosen në Poloni në një të ardhme të afërt.
Sipas presidentit, Andrzej Duda, Polonia është e gatshme që të stacionojnë në territorin e vendit armë bërthamore për të frikësuar Rusinë. Nëse aleatët e NATO-s e kërkojnë këtë, Polonia mund të forcojë në këtë mënyrë krahun lindor të aleancës, tha Duda në një intervistë për gazetën “Fakt”.
Rusia “ka nisur të stacionojë kohët e fundit armët e saj bërthamore në Bjellorusi,” tha Duda, duke iu referuar një njoftimi të bërë në dhjetor nga presidenti bjellorus Aleksander Lukashenko.
Duda: Ne jemi gati
Nëse aleatët e NATO-s do të marrin vendim për të vendosur armë bërthamore në territorin tonë për të forcuar krahun lindor të NATO-s, ne jemi gati, tha Duda, duke shtuar se Polonia është e vetëdijshme për detyrimet e saj brenda aleancës ushtarake.
Kryeministri polak Donald Tusk u tha gazetarëve duhet të bisedojë urgjentisht për këtë propozimi me presidentin Duda, sepse “kjo ide është shumë masive dhe shumë serioze dhe unë duhet të di të gjitha rrethanat që e shtynë Presidentin ta bëjë këtë deklaratë.”
Qeveria gjermane reagon pozitivisht
Qeveria gjermane tha se oferta e Polonisë pritet në përgjithësi pozitivisht. “Në thelb, ne sigurisht jemi shumë të kënaqur me rolin që Polonia luan brenda Bashkimit Evropian ose brenda NATO-s. Qeveria gjermane e vlerëson vërtet që Polonia po angazhohet me kontribut kaq të fortë në këtë drejtim” – tha në Berlin zëvendëszëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann. Kurse zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, Arne Collatz shtoi: Sa më shumë dhe sa më afër të punojmë së bashku, aq më mirë është për të gjithë aleancën.
“Qeveria polake ka prej kohësh një dëshirë të qartë për të qenë pjesë e trupës bërthamore,” shpjegon Ulrich Kühn, drejtues i sektorit kërkimor “Kontrolli i Armëve dhe Teknologjitë e Reja” pranë Institutit për Kërkimet për Paqen dhe Politikën e Sigurisë në Universitetin e Hamburgut (IFSH). ). Nga njëra anë, Polonia dëshiron të frikësojë Rusinë, por nga ana tjetër, një angazhim i tillë i shërben edhe sigurisë e vendit. Por pavarësisht fjalëve dashamirëse nga Berlini, Kühn nuk beson se armët bërthamore të NATO-s do të vendosen në Poloni në një të ardhme të afërt.
Rusia kërcënon me kundërmasa
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha lidhur me stacionimin e mundshëm të armëve bërthamore në Poloni se: “Përfaqësuesit ushtarakë rusë sigurisht që do të analizojnë situatën dhe si përgjigje do të marrin patjetër të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë tonë”./DW
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...