Princi Filip kishte vetëm ‘një ankesë’ në lidhje me Mbretëreshën Elizabeth II gjatë martesës së tyre 73 vjeeçare.
Mediat e huaja kanë zbuluar edhe ankesën e tij rreth Mbretëreshës viteve të fundit.
Duka i Edinburgut theksoi se ajo kalonte shumë kohë në telefon, sipas biografit të tij Gyles Brandreth.
Të mërkurën, autori mbretëror u shfaq në programin televiziv britanik “Lorraine”, ku ndau disa njohuri për Philip bazuar në 40 vjet miqësi.
Ai më tha, Zot, ajo kurrë nuk e lë telefonin. Asnjëherë nuk i pushon telefoni. Me kë po flet?. Ishte hera e vetme që ai u ankua ndonjëherë për mbretëreshën, tha Brandreth. “Ai e dinte që e gjithë jeta e tij ishte në përkrahje të mbretëreshës”, thekson DailyMail.
Filip, i cili kaloi më shumë se shtatë dekada në mbështetje të gruas së tij, vdiq më 9 prill në moshën 99 vjeçare. /arbresh.info/
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore