Policia greke ka bërë të ditur se dy familje turke kanë hyrë ilegalisht në Greqi, përmes një lumi kufitar dhe planifikojnë të kërkojnë azil, duke pretenduar se po përballem me persekutim në Turqi.
Autoritetet kanë theksuar se më shumë se 100 turq kanë kërkuar azil në Greqi që nga 15 korriku, kur vendi u përball me një grusht shtet të dështuar, duke përfshirë edhe tetë ushtarët të cilët u larguan nga Turqia me një helicopter ushtarak, transmeton portali arbresh.info.
Të gjithë azilkërkuesit pretendojnë se janë në rrezik, pasi autoritetet turke pretendojnë se ata kanë lidhje me tentimin për grusht shtet.
Policia greke ka bërë të ditur se ka arrestuar një tunizian dhe një marokien që po merreshin me kontrabandimin e familjeve, për një shumë të caktuar të hollash, duke i shtyrë ata të kalojnë përmes lumit Evros, që përshkon përgjatë kufirit tokësor të të dy vendeve.
Në mesin e të arratisurve nga Turqia është edhe një djalë 1 vjeçar. Ata u ndaluan të martën, në afërsi të qytetit kufitar Orestiada./Arbresh.info
KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhje...
CEO i Saudi Pro League i hap rrugë transferimit të Salahut n...
Haradinaj: Kryetarët e Listës Serbe në veri të kthejnë urgje...
Shuhen dilemat, Mbappe ftohet për ndeshjen me Man Cityn
SHBA nis negociata me Malin e Zi për një marrëveshje dypalës...
Paga e 13-të, Murati i përgjigjet opozitës: Është paraparë n...