Një gjykatë në Newcastle të Britanisë së Madhe dënoi me 16 muaj burg 27 vjeçarin shqiptar, Mariglen Alla, pasi ai pranoi akuzat për kultivim droge të klasit B. Vendimi për 27 vjeçarin u dha nga gjyqtari Simon Bourne-Arton, ndërsa shqiptari ishte arrestuar nga policia në shtator të 2017.
Shqiptari u arrestua me akuzën e menaxhimit të një ferme, në qendër të qytetit, ku kultivoheshin bimë kanabisi sativa, që në total kapnin vlerën 700 mijë paund.
Në banesën ku jetonte në “Henry Street” 27 vjeçarit iu gjetën rreth 730 bimë narkotike. Gjatë aksionit të policisë për zbulimin e bimëve narkotike, u vu re se shtëpia ishte lidhur me rrjetin elektrik të rrugës duke përdorur kabllot nëntokësor.
Prokurori Harry Hadfield, në një prononcim për media tha se do të merren në konsideratë pretendimet e palës mbrojtëse, e cila pretendon se Alla është thjesht një viktimë e narkotrafikut.
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...