Bleonita Sejdiu, 21-vjecare nga Kosova, u shpall si furrtarja dhe shitësja e vitit në një garë nacionale në Gjermani.
Bleonita arriti ta merr këtë çmim vetëm disa muaj pasi e përfundoi trajnimin si specialiste në tregun e ushqimeve, në veçanti në pjekje.
Sejdiu e kishte për detyrë të bënte një mëngjes luksoz, duke përfshirë mënyrën e shitjes, deklarimin e përbërësve, sasinë e tyre, dekorimin etj, shkruan mediumi gjerman Sauerland Kurier, transmeton arbresh.info.
Ajo deklaroi se konkurrenca ishte mjaft e fortë.
“Pas konkursit në Olpe u ftova të marrë pjesë në Weinheim. Nuk kisha asgjë për të humbur, edhe vetëm po të merrja pjesë do të ishte kujtim i bukur. Erdha me një furgon me përbërës por nuk u lejova që t’i përdorë asnjërën nga ato. Por, e tejkalova edhe këtë vështirësi”, tha ajo.
21-vjeçarja u urua për suksesin edhe nga kryebashkiaku i Marsbergut, Thomas Schroder, duke thënë se e ka ndjenjën sikur të ishte bërë kampion në Bundesliga.
E reja nga Kosova foli edhe rreth jetës së saj.
“Prindërit e mi kanë ardhur për një jetë më të mirë katër vjet më parë. Unë qëndrova edhe për një vit në Kosovë sepse s’mund të merrja vizë. Në Kosovë e përfundova edhe shkollën e mesme”, theksoi Sejdiu.
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...