Ukraina i ka bërë thirrje Kinës që t’i bashkohet Perëndimit për të dënuar agresionin rus, pasi vendi ka kërkuar të mbajë një distancë diplomatike nga lufta.
Këtë përmes një postimi në Twitter, e ka kërkuar këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak
“Kina mund të jetë një element i rëndësishëm në sistemin global të sigurisë, nëse merr vendimin e duhur të mbështesë koalicionin e vendeve të civilizuara dhe të dënojë barbarizmin e Rusisë”, ka shkruar ai.
Kina më parë zgjodhi të abstenonte në një votim të OKB-së që dënonte pushtimin e Rusisë dhe zyrtarët amerikanë thanë së fundmi se Kina kishte sinjalizuar një gatishmëri për të ofruar ndihmë ushtarake për Rusinë.
Në një telefonatë dy orëshe me presidentin e Kinës, Xi Jinping, presidenti amerikan, Joe Biden tha se çdo mbështetje që i jepet Rusisë nga Pekini do të ishte e kushtueshme.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë