Princi i kurorës së Arabisë Saudite tha se ai mban përgjegjësi për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi vitin e kaluar nga operativët Saudite “sepse kjo ndodhi para syve të mi”, sipas një dokumentari të PBS që do të transmetohet javën e ardhshme.
Kështu shkruan Al Jazeera, sipas të cilit medium, Mohamed bin Salman (MBS), sundimtari de fakto i mbretërisë deri më tani nuk ka folur publikisht për vrasjen brenda konsullatës Saudite në Stamboll.
CIA dhe disa qeveri perëndimore kanë supozuar se ai e urdhëroi atë, shkruan Al Jazeera, por zyrtarët sauditë thonë se ai nuk kishte asnjë rol.
Vdekja ndezi një reagim global, duke prishur imazhin e princit të kurorës dhe ndikuar në ekonominë e eksportuesit më të lartë në botë të naftës.
Madje, që nga atëherë, ai nuk ka vizituar as Shtetet e Bashkuara e as Evropën.
“Ndodhi para syve të mi. Unë kam marrë gjithë përgjegjësinë, sepse ndodhi para syve të mi”, citohet të ketë thënë ai Martin Smith të PBS, sipas një promoje të dokumentarit, i cili pritet të transmetohet më 1 tetor, përpara një vjetorit të vdekjes së Khashoggit.
Ndryshe, gazetari saudit Jamal Khashoggi u vra në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor 2018 ku ai kishte shkuar për procesura të martesës.
Në një raport prej 101 faqesh të publikuar në qershor nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), Arabia Saudite u akuzua si përgjegjëse për vrasje me dashje dhe paramendim të Jamal Khashoggit.
Poashtu në raport u theksua se ka prova të besueshme për hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë, përfshirë edhe princin e Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman.
Në raport Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u ftua që të fillojë një hetim penal plotësues mbi vrasjen e Khashoggit dhe që sanksionet lidhur me gazetarin Khashoggi duhet të përfshijnë princin dhe pasuritë e tij personale jashtë vendit. /Telegrafi/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...