Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë të ditur se Izraeli do të pushtojë Rafahun, edhe nëse Hamasi bie dakord me propozimin e fundit izraelit për armëpushim.
“Ideja se ne do të ndalojmë luftën përpara se të arrijmë të gjitha qëllimet e saj është jashtë diskutimit”, tha Netanyahu, në një takim me të afërmit e pengjeve të cilët mbahen nga grupimi militant palestinez Hamas.
“Ne do të hyjmë në Rafah dhe do të eliminojmë batalionet e Hamasit atje – me ose pa marrëveshje, në mënyrë që të arrijmë fitoren totale”, theksoi Netanyahu.
Familjet e pengjeve i kërkuan Netanyahut që të “refuzojë presionin ndërkombëtar” për të ndalur luftën në Gaza.
Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se një pushtim i Rafahut do të ishte një “vijë e kuqe”, megjithëse Netanyahu u zotua se do ta sfidonte ultimatumin e shefit të Shtëpisë së Bardhë./a2cnn
Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...