Situata ne Ukrainë çdo moment është duke u përkeqësuar.
Ndërsa mediat botërore kanë raportuar se disa shteteve evropiane bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të gatshëm t’i strehojnë mbi 1 milionë refugjatë nga Ukraina, nëse situata shkon duke u përkeqësuar.
Sipas “The Guardian” Disa vende evropiane, së bashku me ushtrinë amerikane të stacionuar, po përgatiten të strehojnë mbi 1 milion refugjatë nga Ukraina nëse Rusia vazhdon me një pushtim të mundshëm.
Ndërsa gazetari i “Washington Post”, Loveday Morris me anë të një postimi në Twitter, ka treguar një analizë e zyrtarëve polak, ku theksojnë se nëse do të fillojë një luftë e mundshme mes Ukrainës dhe Rusisë, do të krijojë një fluks të madh, ku mbi 1 milionë njerëz do të kërkojnë strehim në shtete të ndryshme evropiane.
Por Polonia, e cila tashmë është shtëpia e rreth 2 milionë ukrainasve dhe ndan më shumë se 300 milje kufi me Ukrainën, pritet të mbajë peshën kryesore pasiqë është edhe njëra ndër shtetet që kufizohet me shtetin e Ukrainës . / arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...