Xhamia e parë zyrtare e Athinës është hapur ditën e hënë duke mirëpritur myslimanët për lutje pas një pritje 14-vjeçare që kur filluan procedurat në vitin 2006. Sekretari i Përgjithshëm i Besimeve Fetare, Giorgios Kalantzis e ka cilësuar hapjen e xhamisë si një shenjë të lirisë dhe demokracisë në Greqi.
“Një përpjekje e gjatë nga qeveritë e njëpasnjëshme që nga viti 2006, kur u miratua Ligji 3512, ka përfunduar. Greqia dërgon një mesazh të qartë brenda dhe jashtë vendit, për demokraci, liri fetare dhe respekt, “tha Sekretari i Përgjithshëm i Feve Giorgos Kalantzis. Lutjet u mbajtën në xhaminë e vendosur në rrethin Votanikos, duke respektuar rreptësisht rregullat e distancës shoqërore dhe masave të tjera të sigurisë të zbatuara në të gjithë Greqinë për të përmbajtur përhapjen e koronavirusit.
Imami i parë i xhamisë është një shtetas grek i lindur në Marok, Zaki Mohammed. /gazetareforma
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...