Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është distancuar nga deklarata individuale e Ardian Kastratit, profesor asistent në Fakultetin Filozofik të UP-së.
Një ditë më herët, Kastrati, përmes një shkrimi në Facebook, ka përshkruar pamjen fizike të një gruaje të shëndoshë.
Kastrati ka thënë se shkrimi është një satirë e shkrimtarit Faik Konica, por në mediat sociale është interpretuar gjerësisht si gjuhë fyese ndaj presidentes së porsazgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmani.
Përmes një komunikate për media, Universiteti i Prishtinës tha se e dënon fuqishëm gjuhën e përdorur denigruese dhe se do ta trajtojë rastin në fjalë në përputhje me ligjet në fuqi.
Komunikata e plotë:
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton se ka ndjekur me shqetësim situatën e krijuar si pasojë e një shkrimi të publikuar dje në llogarinë e tij në facebook nga z. Ardian Kastrati, profesor asistent në Fakultetin Filozofik të UP-së.
Universiteti i Prishtinës ka mirëpritur krijimin e institucioneve të reja dhe shpreson në stabilizimin e rrethanave politike në vend. Por, në situatën e krijuar nga rasti i lartpërmendur, UP-ja njofton opinionin që, si institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend, kërkon nga personeli i tij, që pavarësisht institucionit ku janë të angazhuar, me sjelljet, qëndrimet dhe deklaratat e tyre, të ruajnë imazhin e UP-së.
Në këto rrethana, UP-ja distancohet nga deklarata individuale e profesor Kastratit si dhe dënon fuqishëm gjuhën denigruese të përdorur.
Në suazat e përgjegjësive të veta statutare, UP-ja, në ditët në vijim, do ta trajtojë rastin në fjalë, në përputhje edhe me ligjet në fuqi. /arbresh.info/
Protestuesit kërkojnë edhe shkarkimin e Këshillit Drejtues të UP-së
Gjinovci pyet nëse Kastrati ishte esëll apo nën ndikimin e ndonjë substance
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë form...
Policia intensifikon kontrollet ndaj motoçikletave, konfisko...
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...
KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipëri...
Thellohet bilanci, 32 të vdekur dhe 200 të lënduar nga tërme...
KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedh...