Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka thënë se pas një punë më shumë se 1 mujore është miratuar master-plani për vitin shkollor 2020-2021.
Pas përfundim të mbledhjes së Qeverisë, shefi i ekzekutivit ka mbajtur një konferencë për medie, ku u shpreh se udhëzimet në këtë master-plan janë të detaizuara sesi do të vazhdojë procesi mësimor.
Pas një pune një mujore sot kemi miratuar në qeveri master-planin për fillimin e vitit shkollor 2020-21. Aty janë të gjitha udhëzimet dhe kriteret për organizimet për procesin e mësimit online. Janë udhëzimet sesi duhet të sillen shkollat nëse na del ndonjë i infektuar në ato shkolla. Kërkojmë nga prindërit që ti respektojnë këto masa sepse është në të mirë te tyre. Ministri Likaj së bashku më kabinetin e tij kanë bërë një punë të madhe”.
E ministri i Arsimit Ramë Likaj, ka bërë thirrje që të respektohen masat, raporton ekonomia online.
“E falënderoj kryeministrin dhe kabinetin qeveritar që e miratoi master-planin që ka shumën afro 10 milionë euro. Aty janë fazat sesi do të fillojë ky proces mësimor dhe janë përgjegjësitë e secilit institucional. Falënderoj te gjithë donatorët të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Ju lus që ti respektojmë protokollet dhe ti lexojmë udhëzimet në mënyrë që të tejkalojmë sa më lehtë këtë pandemi.
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...