22 profesorë (66%) në Universitetin e Pejës nuk kanë asnjë punim shkencor. 70% e profesorëve nuk i justifikojnë titujt e tyre akademik. Këto dhe shumë të dhëna të tjera të detajuara, ORCA i ka publikuar në tryezën në të cilën u publikua raporti “Integriteti Akademik dhe Publikimi Shkencor në Universitetin e Pejës”.
Rezultatet u publikuan në prani të rektorit, prorektorëve, dekanëve, prodekanëve si dhe profesorëve të tjerë. Të gjithë pjesëmarrësit u pajtuan që të gjeturat nga hulumtimi janë shqetësuese dhe se mungesa e Integritetit Akademik parqet një problem serioz në të cilën duhet të intervenohet menjëherë. Gjatë diskutimit u evidentua gatishmëri nga i tërë stafi dhe menaxhmenti i universitetit për të rritur publikimin shkencor në revista kredibile dhe për t’iu shmangur publikimeve në revista të dyshimta. Për më tepër, përfaqësuesit e stafit akademik u zotuan se do t’i përditësojnë CV-të dhe do t’i heqin publikimet në revista të dyshimta.
Megjithatë, ORCA theksoi një dukuri pozitive për faktin se ndonëse profesorët e Universitetit të Pejës kanë publikuar shumë punime në revista të dyshimta (84 sosh), gjatë viteve 2018 dhe 2019 nuk është evidentuar asnjë punim në revista të dyshimta.
Nga 33 profesorë, 27 janë burra (82%) dhe 6 janë gra (18%). Vlen të theksohet se gratë e jetës akademike në Universitetin e Pejës shquhen për integritet më të lartë akademik sesa kolegët e tyre burra.
Përmes QAINT do të vazhdojë mbështetja e universiteteve publike në ngritjen e cilësisë, transparencës dhe llogaridhënies, ndërsa ORCA do të vazhdojë monitorimin këtyre universiteteve.
Raportin me të gjetura mund ta gjeni në linkun:
http://orca-ks.org/wp-content/uploads/2017/02/Raporti_Universiteti-i-Pejes-ALB-02.pdf

Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...
Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajon...
30 shtete lëshojnë paralajmërime për stuhi të ashpër dimëror...
Ivan Perisic afër rikthimit në Itali, Interit i duhet ‘ndihm...
Policia shqiptare dhe ajo portugeze bashkëpunim të ri në luf...
Elezi: Do të vlejë rezultati i rinumërimit dhe jo i Qendrave...