Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Cilësinë në Arsim të Lartë, me titull “Ndikimi i mekanizmave të sigurimit të cilësisë në krijimin e një kulture cilësore në arsimin e lartë”, organizuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.
Kjo ngjarje ka nisur me 1 minutë heshtje në nderim të policit të rënë në detyrë me 24 shtator, Afrim Bunjakut, përcjell Arbresh.info.
Në fjalën e tij, Kurti u shpreh se cilësia në arsimin e lartë në Kosovë qëndron lart mes prioriteteve të Qeverisë, për çka edhe është duke u punuar për modernizimin e arsimit të lartë dhe për vendosjen e kritereve adekuate për ngritjen e mirëmbajtjen e cilësisë së arsimit të lartë.
“Andaj jemi edhe sot këtu, për të përforcuar urat e vjetra dhe për të ndërtuar ura të reja, mes Agjencisë së Kosovës për Akreditim në njërën anë dhe Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) në anën tjetër, ashtu si edhe Institucioneve të Arsimit të Lartë e partnerëve tanë ndërkombëtarë”, deklaroi kryeministri.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se Kurti poashtu tregoi se është finalizuar Projektligji për Arsimin e Lartë dhe Ligji për Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) i cili garanton pavarësinë institucionale dhe financiare të AKA-së, merr në konsideratë rekomandimet e ENQA-së, si dhe garanton harmonizimin e sistemit tonë të arsimit me Standardet dhe Udhëzuesit Evropian të sigurimit të cilësisë (ESG).
Agjencia e Kosovës për Akreditim e ka gjithë pavarësinë e saj institucionale, vazhdoi kryeministri, teksa shtoi se kemi inkurajuar AKA-në për nxitjen e bashkëpunimit me Institucionet e Arsimit të Lartë dhe për transparencë të plotë, veprime këto që krijojnë parakushtet për anëtarësimin e AKA-së në ENQA dhe EQAR.
Në anën tjetër, Ministrja e Arsimit e ka nënshkruar vendimin për pajtueshmërinë e punimeve dhe publikimeve shkencore me etikën, në hulumtim të stafit akademik të institucioneve të arsimit të lartë (IAL).
“Jemi të përcaktuar për sigurimin e integritetit akademik dhe etik dhe zbatimin e përpiktë të standardeve evropiane të cilësisë të cilat decidivisht thonë që: institucionet (e arsimit të lartë) kanë politika dhe procese që garantojnë dhe përmirësojnë cilësinë e aktiviteteve të tyre, si hulumtimi dhe qeverisja”, përfundoi kryeministri Kurti, duke dhënë zotim për mbështetje.
Në këtë konferencë të pranishëm ishin edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Hasnije Ilazi, Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, Presidenti i EQAR, Stéphane Lauëick, Zëvendëspresidentja e ENQA, Cristina Ghitulica, ambasadorë, deputetë të Komisionit Parlamentar për Arsim dhe staf nga universitetet tona./Arbresh.info

Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...