Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vjenë, Austri, ku një skelë ndërtimi u shemb. Katër persona kanë humbur jetën. Nga informacionet e konfirmuara të albinfo.at rezulton si në vijim:
Sipas raportimeve tre prej viktimave janë shqiptarë: Pajtim Bajrami, identiteti i të cilit është konfirmuar dhe dy të tjerë.
Viktima e katërt është nga Bosnja.
Një person tjetër mbeti i lënduar, por identiteti dhe vendi i tij i origjinës ende nuk janë të konfirmuar.
Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e plotë të viktimave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Informacionet mund të ndryshojnë gjatë orëve të ardhshme, raporton Albinfo.ch.
LEXO EDHE:
Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në Austri
E rëndë: Mërgimtari nga Kosova humb jetën tragjikisht në Vjenë
Apeli ul dënimin për të akuzuarin për krime lufte nga 15 në ...
E dhimbshme: Vdes në moshë të re ish-zëdhënësja e FC Dritës
Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në...
Spiropali: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës është lajm i...
CIA: Regjimi në Iran i dobësuar, por ende funksional! I aftë...
Barcelona – Newcastle, formacionet zyrtare