Kancelari gjerman, Friedrich Merz, paralajmëroi se bombardimi i Iranit nuk do të arrijë të ndryshojë regjimin në Teheran, duke kritikuar SHBA-në për mungesë strategjie për t’i dhënë fund luftës.
Merz, i cili fillimisht mbështeti Uashingtonin për sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, tha se ndryshimi i regjimit është i nevojshëm, por jo i arritshëm përmes mjeteve ushtarake.
“Ky regjim iranian… duhet të zëvendësohet nga një qeveri legjitime demokratike. Por bombardimi i tij deri në shkatërrim ka shumë gjasa të dështojë,” tha Merz në një konferencë për shtyp të hënën.
Ai hodhi poshtë gjithashtu pjesëmarrjen gjermane në konflikt, duke përfshirë përpjekjet për të mbrojtur Ngushticën e Hormuzit, dhe theksoi se lufta nuk është çështje e NATO-s.
Merz kërkoi një plan të qartë dhe strategji për përfundimin e konfliktit, duke paralajmëruar rreziqet që një luftë e gjatë mund të sjellë për rajonin dhe partnerët ndërkombëtarë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...