Klubet rotariane po implementojnë një projekt për përkrahjen e bibliotekave komunale dhe publike në Kosovë. Ky projekt ka synimin që të pasuroj fondet bibliotekare të bibliotekave me libra shkencor, romane dhe tjerë, posaqërisht në gjuhën angleze.
Sot Biblioteka e Pejës morri 135 libra në gjuhën angleze, ku Drejtoresha e Bibliotekës Komunale të Pejës, Shengyl Kelmendi Gashi e vlerësoj shumë këtë bashkëpunim. Këto libra janë grumbulluar nga projekti i cili u implementua nga Rotary Club Prishtina Newborn, Rotary Club Prishtina International si dhe Rotary Club Peja.
Menaxheri i këtij projekti, rtn. Taulant Cena bën thirrje të gjitha institucioneve bibliotekare qofshin ato komunale, ose të shkollave të mesme, e që kanë nevojë për të pasuruar fondin e tyre në gjuhën angleze. “Ftohen bibliotekat komunale, ato të shkollave fillore dhe të mesme që ta kontaktojnë Rotary Club Prishtina Newborn ose ndonjë klub tjetër në qytetin e tyre, që të jenë pjesë e këtij projekti dhe të përfitojnë nga ky projekt”, deklaron Cena.
Deri më tani shumë biblioteka kanë përfituar libra nga Rotary në Kosovë dhe ky projekt do të vazhdojë edhe në vitin 2020. /arbresh.info/
Momente tensioni në “Air Albania”: Futbollisti i...
“Shqipëria është në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca”, Rama ...
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën...
Keqpërdorimi i fëmijëve në tubime, Abdixhiku ngjet në skenë ...
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Shqipërisë dhe Izraelit
Tragjedia në Shëngjin, Konjufca ngushëllon familjet