Komuna e Gjilanit ka vendosur që nxënësit nga klasa 1-9 të vijojnë mësimin në objektet shkollore, derisa nxënësit e shkollave të mesme 10-12 do të kthehen në shkolla sipas planit B të MASH-it e që është një javë mësim në shkollë e një javë mësim online.
Gjilani i ka bërë të gjitha përgatitjet për rikthimin e nxënësve në objektet shkollore në shtator.
Konfirmimi ka ardhur gjatë takimit të të parit të Komunës Lutfi Hazirit me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Gjilanit.
“Duhet t’i kthejmë fëmijët në shkolla. Nuk është e lehtë në këtë kohë pandemie për shkak se lëvizin një numër i madh i nxënësve dhe i qytetarëve. Kjo na bën që të kemi shumë angazhim për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Angazhimi nënkupton që fëmijët duhet të kontrollohen çdo ditë dhe të jenë nën mbikëqyrje ditore, duke përfshirë edhe kujdesin e mësimdhënësve”, ka thënë Haziri gjatë adresimit para drejtorëve të shkollave.
Ai tha se duhet të rritet roli i prindërve dhe i Këshillit të Nxënësve, derisa ambulancat në lagje e fshatra hynë në menaxhim ditor me personel shëndetësor.
“Ata do të kujdesen për shëndetin e nxënësve dhe të personelit gjatë ditës. Duhet të ndërmerren të gjitha masat kundër përhapjes së COVID-19. Do të punojmë sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve të IKSHP-së dhe MSH-së. Fatmirësisht deri tani nuk ka pasur rast të bartjes së infeksionit nga ana e fëmijëve”, ka thënë Haziri.
Ndërkaq drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, tha se nxënësit nga klasa 1-9 do të vijojnë mësimin në objektet shkollore, derisa nxënësit e shkollave të mesme 10-12 do të kthehen në shkolla sipas planit B të MASH-it e që është një javë mësim në shkollë e një javë mësim online. /Zëri
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë