Rritja e deleve mjaftë fitimprurëse, por vështirësi në gjetjen e punëtorëve

13:07 | 31 Korrik 2021 | Vlora Selimi

E kanë traditë familjare.

Familja Hasani nga fshati Mihaliç i Vushtrrisë në vitin 2003 kishte vetë nëntë dele, por tash e kanë kthyer në një biznes fitimprurës për ta.

Murat Hasani, nga kjo familje ka rrëfyer se si kanë filluar të merren me rritjen e deleve.

“Na me dele merremi prej vitit 2003 e kemi si biznes familjar. Ja kemi fillua njëherë me pak dele dhe prej atëherë kemi fillu si biznes”.

Përveç tetë anëtareve të kësaj familje, ata tashmë kanë të punësuar edhe dy punëtor të tjerë e gjatë sezonit veror numri rritet.

“Në sezon shkojmë deri në gjashtë punëtorë, a kështu i kemi dy të rregullt. Kërkesa për mish kemi shumë por kemi problem me gjete punëtorë për këtë profesion. Na jemi tetë anëtar që merrmi me këtë punë”.

Duket se puna me dele është mjaft e leverdishme në Kosovë.

Por problem për këtë familje po del të jetë fuqia punëtore.

Hasani tregon se shkaku i mungesës së punëtorëve e i një pike grumbulluese, ata nuk përpunojnë produktet e qumështit.

“Na punojmë çdo ditë dhe i bëjmë komplet produktet e kingjit që i përfundojmë. Pikë grumbulluese s’kemi dhe kjo është një prej arsyeve kryesore që ne se punojmë produktin e qumështit të deleve”.

Ndonëse ka vështirësi edhe në këtë biznes, familja Hasani synim ka që në një të ardhme nga 500 krerë dele sa i kanë tani, të rrisin kopenë e tyre.

“Prej Ministrisë së Bujqësisë ndihma vjet ka qenë e mirë edhe se ka pas vonesa. Tash i kemi diku 550 dele. Vështirësi mi mbajt këto ka kogja të mëdha pasi non-stop këto e kërkojnë një punëtorë.
Synimet na i kemi që vazhdimisht ta rrisim këtë sektor dhe shpresoj që pandemie të shkoj sa më shpejt”.

Kjo familje biznesin e tyre e ka shtrirë edhe në përgatitjen e mishit të qengjit.

E duket se interesimi për këtë është mjaft i madh./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara