Inter e fiton edhe Kupën e Italisë

23:03 | 13 Maj 2026
E.H

Inter e ka fituar Kupën e Italisë, pasi në finalen e zhvilluar në stadiumin “Olimpico” e ka mposhtur Lazio me rezultat 2:0.

Për klubin zikaltër ky ka qenë trofeu i dytë në këtë sezon, pasi më herët ishte shpallur kampion edhe në Serie A.

Inter e ka realizuar kështu “dopietën” në futbollin italian për herë të parë që nga viti 2010.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Cristian Chivu ka kaluar në epërsi në minutën e katërmbëdhjetë, kur mbrojtësi i Lazios, Adam Marusic, ka shënuar autogol pas një harkimi nga Federico Dimarco.

Inter e ka vazhduar dominimin dhe në minutën e tridhjetë e pestë kur ka realizuar edhe golin e dytë. Denzel Dumfries ka fituar topin në krahun e djathtë dhe ka asistuar për Lautaro Martinez, i cili ka shënuar lehtësisht për 2:0.

Lazio e ka provuar të rikthehej në pjesën e dytë, por nuk ka arritur ta ndryshojë rezultatin. Portieri i Inter, Josep Martinez, ka bërë disa pritje të rëndësishme për të ruajtur avantazhin.

Me këtë triumf, Interi është bërë skuadra e parë që fiton njëkohësisht Serie A dhe Kupën e Italisë në një sezon që nga Juventus FC në edicionin 2017/18.

Në anën tjetër, Lazio mbeti pa trofe dhe rrezikon të mbetet jashtë garave evropiane për sezonin e ardhshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale