Në shtëpinë e majmunit Qika-Lena në Gjakovë

14:04 | 23 Janar 2021 | Vlora Selimi

Qëndrimi i saj tregon shumë.

Është pak e pabesuar që një kafshë e tillë të kuptojë çdo gjë që i thuhet.

Madje, kësaj kafshe pronari i ka vënë edhe një emër.

Qika-Lena, është emri i saj, shkruan portali arbresh.info

Ndonëse kafshë e pa parë deri më tash në Kosovë, duket se Lena është adaptuar mjaft mirë në shtëpinë e re.

Me entuziazëm, Hysni Rexhaj, tregon jetesën me këtë kafshë të re.

Ai rrëfen se kujdesi ndaj saj është sikurse ndajë një fëmije.

Nga ndërrimi i pampersave, qëndrimi brenda në shtëpi e deri te ushqimi i saj, janë disa nga gjërat që të tregojnë se kjo është ndryshe nga të tjerët.

“Kjo i ka 9 vite. Ditën e parë e kom marr e kom qit në qytet edhe i kom jap trileqe me hëngër. Kjo o Qika-Lena. 5 deri në 6 here ja ndërroj pampersat. Mollat, bananet e  mandarinat i ka shumë dëshirë”.

E, Qika-Lena duket se është ambientuar mjaft mirë me jetesën e kësaj familje.

Ajo ka filluar të vesh edhe rroba.

Afërsia mes pronarit dhe kësaj kafshe është mjaft e madhe.

E vetmja çka i mungon Qika-Lenës është komunikimi.

“Në mbrëmje kur vij, kjo vjen më rrin mbi krye edhe më ledhaton. Ka fillua me u adaptua edhe me veshje të rrobave. Çkado që i flas e kupton”, thotë ai.

E ndonëse brenda shtëpisë së Rexhajt, hapësirë ka vetëm për Qika-Lenën, jashtë është një botë në vete.

Kafshë e shpezë të ndryshme,  të dërgojnë në një “botë” tjetër nga ajo që kemi parë deri tesh.

“Vetëm dhuntia dhe dashuria ndaj kafshëve më ka bërë që këtë  pasion ta shndërroj në një kopsht zoologjik”, vazhdon rrëfimin Rexhaj.

“Ky oshtë “kopsht zoologjik” ka shumë raca dhe të ardhura prej vendeve të ndryshme”.

Duket se fshati Hilë e Gjakovës,  tashmë është kthyer në një atraksion turistik./V.Selimi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara