Gjatë mbledhjes së përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë, ishte i pranishëm edhe kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.
Gjithçka ishte e zakonshme dhe në rregull derisa, në foltoren e Kuvendit të Kosovës doli i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili as në këtë ngjarje të madhe për dy vendet, nuk kurseu fjalët e rënda për Kurtin dhe qeverinë e tij.
Haradinaj, e quajti mashtrues e çka jo tjetër Kurtin, gjë që nuk i pëlqeu aspak këtij të fundit, e që mund ta kuptoni lehtësisht nga reagimet e fytyrës së Kurtit.
Kjo situatë, duket se e vendosi në siklet edhe mysafirin, pra, kryeministrin Rama.
Për ta qetësuar sado pak nga kritikat që po merrte nga Haradinaj, Rama vendosi t’i shkruaj një letër Kurtit.
Por, nuk po gjente personin adekuat përmes të cilit do ia dorëzonte letrën homologur të tij.
Kërkoi.. kërkoi dhe e gjeti.
I lumtur që e gjeti dhe ia dorëzoi, por kemi një problem,. Kurti nuk po e hap letrën për ta lexuar. Duket së është irrituar fort nga kritikat dhe akuzat e rënda të kreut të AAK-së.
Indiferenca e kreut të Qeverisë së Kosovës ndaj letrës së tij, po e nervozon pak Ramën, të cilin duket se nuk e zë vendi vend derisa Kurti ta lexojë.
Epo ja erdhi edhe momenti i shumëpritur, Kurti hap letrën e lexon dhe duke u munduar sërish ta minimizoj këtë situatë, ai pohon me kokë në drejtim të Ramës, duke aprovuar që pajtohet me të, por për çfarë?
Këtë nuk e kuptuam, as atë ditë, e besa as sot, e ndoshta kurrë. Por, e rëndësishme është që Kurti e priti në zyrën e tij Ramën pasi përfundojë seanca e dy kuvendeve./Arbresh.info/
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...