Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve ndaj Sllovakisë

09:42 | 30 Mars 2026
E.G

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar vendimin për t’i ndarë 500 mijë euro shpërblim Kombëtares së Kosovës.

Premtimi i Qeverisë Kurti ishte që në rast se kalohet Sllovakia dhe Dardanët do të shkojnë në finale do të kenë 500 mijë euro shpërblim.

Tanimë në mbledhjen e mbajtur sot, vendimi është miratuar dhe 500 mijë euro do të transferohen në llogarinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku pastaj FFK do t’i shpërndajë te futbollistët dhe stafi.

Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër (e martë) ndeshjen finale ndaj Turqisë me fillim nga ora 20:45, ku fituesi shkon në Kampionatin Botërorë.

Në rast se Kosova shkon në Botërorë, atëherë Qeveria e Kosovës do t’i ndajë edhe 1 milionë euro të tjera premio për futbollistët dhe stafi.