Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje verbale i rrahën mes vete ku njëri dyshohet se pësoi lëndime nga thika.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”, shkruan Arbresh.info.
“Rr. Nazim Gafurri, Prishtinë/ 29.03.2026-12:20-12:40. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur –sulmuar mes veti tre të dyshuar meshkuj kosovarë ku si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore (dyshohet me mjet të mprehtë –thikë) i cili ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin thika është konfiskuar ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia./Arbresh.info
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës
Në korrik nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Re...
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...