Fshati piktoresk i Rugovës që jep gjithçka dy banorëve të tij

14:01 | 4 Dhjetor 2021 | Vlora Selimi

Heshtje gjithandej, duket se dhe zogjtë tashmë kanë braktisur këtë bukuri.

Personat që i takon rrugës janë të pakët për të mos thënë fare pasi shtëpitë janë të boshatisura.

Dimri, në Drelaj, është i ftohët këtë ia mundëson bjeshka ku është i pozicionuar fshati piktoresk.

Në Drelaj rastësisht takuam Lulzim Lajçin, i cili kishte ardhur për tu kujdesur për shtëpinë e tij.

“Këtu janë veç dy banorë. Gjatë kohës së verës këtu mbushet plot e dimrit jo. Dimri këtu është ma i fort. Ka pas shumë pak fëmije për këtë edhe u mbyll shkolla”.

E një nga arsyet që banoret kanë braktisur këtë perlë të Kosovës, është edhe vetë lërja në harrës nga shteti.
“Këtu nga pas lufta na kanë lanë mbas dorë, por tash janë tu u marr më shumë më këtë fshatë. Me turizëm po rikthehen pak. Për ujë kemi nevojë më shumë kanalizim”.

Njëjti si Lajçi, vendlindjen e tij, në kërkim të kushteve më të mira, e ka leshura edhe Visar Qorraj.

“Këtu banoret janë shpërngul kanë shkua në Pejë. Shkolla ka funksionuar deri vjet tash është e mbyllur”.

Qorraj më nostalgji kujtoj periudhën e para luftës kur fshati i tyre ishte i mbushur më banorë.

“Vërës është pak ma gjallë se vinë rrinë gjatë verës këtu banoret pastaj më shtatorë kthehen në Pejë. Unë e maj mend kur krejt fshati u kanë i banuar ajo kohë është pak para luftës mbas luftës s’u shpërngul. Transporti u kanë deri të fabrika e ujit ma herët tash s’ka”, përfundoj ai.

Bukuria e këtij fshati shijohet vetëm për tu vizatuar por jo edhe për të jetuar.

E, pamja e saj të jepe përshtypjen se je në një nga fshatrat zvicerane.
Fshati Drelaj i Rugovës , tashmë ka mbetur vetëm dy banorë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara