Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e sakrificës, besimit, familjes dhe mirënjohjes

20:59 | 27 Maj 2026
A Z

Ish presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ishte sot në Mitrovicë aty ku vizitoi familjen ish-kryetarit të komunës së këtij qyteti, Faruk Spahija.

Përmes një postimi në Facebook ajo njoftoi se ka vizituar edhe familjen e atdhetarit, Mulla Asllan Murati dhe familjen e heroit të kombit, Besim Nuka.

“Në këtë ditë të bekuar të Kurban Bajramit, në Mitrovicë vizituam familjen e të ndjerit Faruk Spahija, ish kryetar i komunës së Mitrovicës, familjen e atdhetarit Mulla Asllan Murati, si dhe familjen e heroit të kombit Besim Nuka. Natyrisht që kjo vizitë nuk do të ishte e plotë pa u ndalur te familjarët në Zhabar të Mitrovicës, aty ku u rrit babi im e ku përjetuam shumë momente të paharruara gjatë fëmijërisë”, ka shkruar ajo.
Tutje, Osmani tha se festa e Kurban Bajramit kujton vlerat e sakrificës, besimit, familjes dhe mirënjohjes.

“Bajrami na kujton vlerat e sakrificës, besimit, familjes, mirënjohjes dhe respektit për ata që me veprën e tyre i shërbyen Kosovës në kohët më të rënda. Kujtimi për njerëzit e mirë dhe për ata që dhanë gjithçka për lirinë e shtetin tonë mbetet përgjegjësi dhe nder për të gjithë ne”, shkruan Osmani.

Shpërndaje në rrjete sociale