Fletoret i vendosnin në shpinën e njëri-tjetrit| Shtëpia ku u shkolluan shumë politikanë

13:05 | 7 Mars 2021

Shtëpia e Mehmet Hertices në lagjen “Kodra e Trimave” ka mbetur mbase i vetmi objekt i cili pasqyron kujtimet se si është zhvilluar mësimi në kushte shtëpie para dhe gjatë luftës në Kosovë.
Nga kjo shkollë kanë dal shumë gjenerata që udhëhoqën edhe shtetin e Kosovës pas lirisë. Ndër to ishte edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, deputeti Memli Krasniqi, Eliza Hoxha etj.
E djegur por ende e fortë, shtëpia – shkollë që përcolli rreth dhjetë gjenerata që nga vitet e 90-ta është shndërruar në një muze të arsimit, shkruan arbresh.info.
Shumë familje gjatë viteve të 90- ta lëshuan shtëpitë e tyre, për zhvillimin e mësimit shqip.


Ndër to ka qenë edhe familja Aliu nga Prishtina, të cilët shtëpinë e tyre prej 18 dhomave vendosën ta shndërrojnë në gjimnaz.
Vajza e pronarit të kësaj shtëpie, Mehmet (Hertica) Aliu, Azemine Aliu rrëfen për arbresh.info se si familja e saj kishte vendosur të lëshonte shtëpinë e re për gjimnazin “Sami Frashëri”.
“Në fillim të viteve 90 erdh urdhër prej okupatorit serb që të ndalet mësimi. At here ishim në bartje e sipër në këtë shtëpi. Aba erdh në mbrëmje dhe na tha kam vendos me leshu shtëpinë shkollë. Neve na u dukë absurde qysh shtëpin e re shkollë”
Ajo thotë se gjatë asaj kohe ishin shumë të lidhur me nxënësit dhe mësimdhënësit.
Kjo shtëpi shkollë kishte 18 klasë dhe ka funksionuar si shkollë nga viti 1990 deri në vitin 1999.
Fillimet e kësaj shkolle ishin të vështira. Azeminja rrëfen se si dy vitet e para nuk kanë pasur banka e karrige por nxënësit janë ulur në dysheme dhe kanë shënuar në fletore duke i mbajtur në shtëpinë të njëri-tjetrit.
E, sot kjo shtëpi është në gjendje të qëndrueshme por përmes një projekti të financuar nga Ministria e Arsimit dhe Komuna e Prishtinës, do të bëhet restaurimi i saj./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara