Google ADS

Çfarë kanë amerikanët ndaj Vjosa Osmanit? Pas Grenellit që i tha “vetëm ankohesh”, Kosnett e quan “speaker”

14:58 | 11 Shtator 2020
arbresh.info

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, para disa ditëve i reagoi kryetares të Kuvendit, Vjosa Osmani, duke i shkruar se “vetëm ankohesh”.

“Për ju që tani të ankoheni se s’keni marrë më shumë është e çuditshme pasi që ju s’keni ngritur asnjë shqetësim të vetëm e as nuk keni dhënë asnjë ide të vetme. Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se që vetëm të ankohen”, pati reaguar Grenell, kur Osmani e kishte quajtur simbolike marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë.

Edhe sot, ambasadori i ShBA-ve, Philip Kosnett, tregoi një distancim në raportet me Osmanin duke e quajtur “speaker”(“folëse” në shqip).

“Faleminderit folëse, zonja dhe zotërinj. Sot kujtojmë jo vetëm ngjarjen e tmerrshme të 11 shtatorit por edhe partneritetin e popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit të Kosovës. Dhe, kjo nënkupton politikën. Për dy dekada njerëzit e Kosovës dhe të ShBA-ve kanë qëndruar së bashku duke luftuar terrorizmin, duke ndërtuar një të ardhme paqësore, të drejtë dhe prosperuese për njerëzit e dyja vendeve dhe të fqinjëve”, është shprehur Kosnett para medieve.

Këto komente ai i ka bërë pasi së bashku me Osmanin vendosën kurora me lule te pllaka përkujtimore e 11 Shtatorit, në Prishtinë.

“Speaker” në zhargonin botërorë përdoret edhe për zmadhuesit e zërit, për të rritur volumin apo zhurmën.

Sinonime të kësaj fjale janë edhe oratorë, retoricienë, elokucionalist etj.  /arbresh.info/

Kosnett i drejtohet Vjosa Osmanit: Faleminderit folëse| Jo si “znj. Osmani”, e as si “Kryetare”

Kosnett ju drejtua Vjosa Osmanit si “folëse”, për Hotin: Jam i nderuar që jam me Kryeministrin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme