Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mori pjesë sot në ceremoninë mortore për nder të Presidentit të 41-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W.Bush.
Me këtë rast, Thaçi ka thënë se presidenti i ndjerë, George H.W. Bush, tërë jetën ia kushtoi atdheut dhe përhapjes së vlerave demokratike në botë.
Presidenti Thaçi poashtu ka shtuar se Liria dhe Pavarësia e Kosovës janë trashëgimi politike edhe e presidentit George H.W.Bush.

Postimi i plotë:
Bashkë me liderë botërorë, sot mora pjesë në ceremoninë mortore për nder të Presidentit të 41-të të SHBA-së, George H. W. Bush, që u mbajt në Katedralen Kombëtare në Uashington. Presidenti i ndjerë, George H.W. Bush, tërë jetën ia kushtoi atdheut dhe përhapjes së vlerave demokratike në botë. Deklaratat e fuqishme të ish-presidentit Bush ishin frymëzim në vitet e 90-ta për jetësimin e aspiratave tona për liri dhe pavarësi. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë trashëgimi politike edhe e presidentit George H. W. Bush. HTH (Foto: USA Today)
Inter i mbyll derën edhe njëherë tjetër gjigantit turk për C...
Pacolli: Vazhdojmë betejën për Aeroportin e Vlorës, nuk do t...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në...
E bujshme: Galatasaray nis kontaktet me mesfushorin e Real M...
Një qytet në Japoni mbylli gati 100 shkolla sepse një ari u ...
Vazhdon numërimi, këta janë 10 më të votuarit nga Aleanca