Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë në darkën, presidenti francez, Emanuel Macron, ka ftuar liderët nga mbarë bota.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në këto qaste ka hyrë në ndërtesën ku, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ftuar liderët nga mbarë bota, të cilat në Paris kanë ardhur për të shënuar njëqindvjetorin e përfundimit të luftës së parë botërore.Në listën që ka siguruar lajmi.net përveç presidentit Thaçi në këtë darkë janë të ftuar edhe lider të shteteve më të fuqishme të botës.
Thaçi do të jetë në një tavolinë me presidentin e SHBA-së, Donalt Trump, kancelarën gjermane, Anglea Merkel, presidentin rus, Vladimir Putin dhe shumë të ftuar tjera nga mbarë bota.Nesër pritet që në Paris të shënohen disa manifestime për nder të kësaj dite.





Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...