Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe njëherit ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj sjelljes së zëvendësministrit të Bujqësisë, Shukri Maxhuni duke e quajtur të pahijshëm.
Përmes një shkrimi në facebook ai thotë se një zyrat qeveritar nuk duhet të sillet në këtë mënyrë me pronën që është blerë nga taksat e qytetarëve.
Tutje Pacolli ka thënë se ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj shkarkimin e Maxhunit nga detyra e tij.
“Unë kam kërkuar nga Kryeministri të shkarkojë Zëvendësministrin Maxhuni nga detyra e tij”, ka shkruar Pacolli, përcjell arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
I pahijshem akti i Zëvendës Ministrit të Bujqësisë zotni Maxhunit me sjelljen e tij në një veturë zyrtare.
Kjo nuk është mënyra se si një zyrtar qeveritar sillet me pronën që është blerë nga taksat e qytetarëve tanë.
Pavarësisht kush është , është një akt i papranushem që nuk pasqyron vizionin tonë për zhvillim dhe shërbime më të mira për qytetarët tanë.
Kjo nuk është mënyra se si duhet të trajtohet prona publike dhe ne e dënojmë aktin dhe të parandalojmë rastet e tilla.
Unë kam kërkuar nga Kryeministri të shkarkojë Zëvendësministrin Maxhuni nga detyra e tij.
AKR dhe unë nuk do të tolerojmë dhe nuk pranojmë akte të tilla nga zyrtaret tanë.
Zyrtarët publik duhet t’u shërbejnë qytetareve tanë dhe të mos abuzojnë me pozitat e tyre në një mënyrë të tillë./arbresh.info
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...