Presidenti Hashim Thaçi, pas acarimit të raporteve me Gjermaninë e Kancelares Angela Merkel, ka orientuar interesimin e tij për raporte të ngrohta me presidentin francez Emmanuel Macron. Ndonëse Franca është shteti mik që vetë më së paku përkrah liberalzimin e vizave, Thaçi beson se Macron do të dalë e do t’u kërkojë vendeve të tjera të Bashkimit Evropian që ta përkrahin heqjen e vizave për qytetarët.
Presidenti Hashim Thaçi, i cili është ftuar në kremten e presidencës franceze për nder të 100 vjetorit të përfundimit të luftës së Parë Botërore, në konferencën për media që e mbajti sot në Paris, foli për liberalizimin e vizave.
Njeriu që ka premtuar për një dekadë liberalizimin e vizave, sot në Paris u shpreh skeptik se çështja e heqjes së vizave do të mund të hyjë në agjendën e Bashkimit Evropian muajt në vijim.
Por, Thaçi ka besim te presidenti francez, Emmanuel Macron, do t’i shtyjë vendet e Bashkimit Evropian që ta përkrahin liberalizimin e vizave për Kosovën.
Afërsia që po e tregon Presidenti Thaçi me presidentin francez, pasi ka ftohur krejtësisht raportet me Gjermaninë, sic duhet e ka bërë shefin e shtetit të harrojë qasjen që Franca ka ndaj liberalizimit të vizave për Kosovën.
Në fillim të shtatorit, Parlamenti Evropian votoi propozimin për heqjen e vizave për qytetarët.
Nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e që konsiderohen shtete mike, Franca ka votuar me shumicë votash kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.
Nga 67 deputetë që ishin të pranishëm në Parlament, 43 kanë votuar kundër, 22 e kanë mbështetur propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën dhe 2 prej tyre kanë abstenuar.
Mirëpo, presidenti Thaçi ka shpresat që pikërisht Macron, – eurodeputetët e të cilit nuk votuan pro liberalizmit, – do të dalë e të bind shtetet e tjera të Bashkimit Evropian për ta përkrahur liberalizimin e vizave.
“Prandaj, do ta shfrytëzoj mundësinë që me gjithë burrështetasit të bisedojmë dhe Makron të jetë shtytës për vendet e tjera të BE’së”, ka thënë Thaçi para mediave.
Franca ka dyshimet e saj kur bëhet fjalë për heqjen e vizave për kosovarët, por është një nga shtetet e BE’së që deklaron se e përkrah pa kushte secilën marrëveshje që e arrin Thaçi me Vuçiqin.
Përveç Francës, edhe Austria ka qëndrim pozitiv ndaj idesë së Presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh. Këtë e ka bërë të ditur kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili të marën qëndroi në Prishtinë, prej ku e tha qartë qëndrimin e tij pro secilën marrëveshje që e arrin Thaci e Vuciq.
Ndërkaq ideja e korrigjimit ka zbuluar raportet aspak të mira që presidenti Thaçi ka me gjermanët. Kancelarja gjermane, e cila kundërshton lëvizjen e kufive në Ballkanin Perëndimor, brenda një jave i ka shkruar letër shefit të opozitës, Isa Mustafa dhe kryeministrit Ramush Haradinaj
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...