Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku po qëndron në Hagë ku ka shoqëruar babin e tij Sami Lushtakun, i cili sot do të intervistohet nga prokurorët e Dhomave të Specializuar.
Nga atje, Mërgim Lushtaku ka thënë se kur do të vijë dita për gjykimin e krimeve që ka kryer Serbia në Kosovë.
Lushtaku është shprehur se babi i tij është gjithmonë i gatshëm të dëshmoj pastërtinë e luftës së drejtë të UÇK-së.
Përveq avokatit Arianit Koci i cili është avokat i Sami Lushtakut, për ti ofruar mbështetje këtij të fundit për në Hagë ka udhëtuar edhe deputetja Ganimete Musliu e cila është parë sot tek ndërtesa e Gjykatës Speciale.
Postimi i plotë i Mërgim Lushtakut:
Paqe nga Haga
Gjithmonë i gatshëm për të dëshmuar pastërtinë e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Njëherë në gjykatat e UNMIK-ut, më pas të EULEX-it, tani në Gjykatën Speciale dhe çdo gjykatë tjetër që do të mund të themelohet në të ardhmen, do të jem gati që ta mbroj luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila ka qenë e drejtë dhe për liri të cilën e gëzojmë të gjithë bashkë në Kosovë.
Mirëpo, kur do të vijë dita për gjykim dhe drejtësi ndërkombëtare për:
1. Vrasjen e 13,900 civilëve shqiptarë nga shteti serb,
2. Kryerjen e 400 masakrave,
3. Dhunimin e 20 mijë grave shqiptare,
4. Mijëra shqiptarë ende të pagjetur,
5. Spastrimi etnik i mbi një milion shqiptarëve.
Secili shqiptar, une dhe ti që po e lexon këtë tekst beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së, beson në drejtësi.
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...
Bayerni fiton në frymën e fundit ndaj Real Madridit, dhe kua...
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve