Mbrëmë në Ferizaj është bërë hapja e Qendrës së parë Multifunksionale “The Village Shopping & Fun”.
Për hapjen e kësaj qendre kryetari i Ferizajit, Agim Aliu ka thënë se ky qytet po i bashkon njerëzit dhe bizneset, dhe se ky kompleks dyqanesh i jep një energji të shtuar ekonomisë lokale dhe shpirtit ndërmarrës ferizajas.
Aliu ju ka uruar suksese të gjitha bizneseve në këtë kampus, dhe ka thënë se do t’i mbështes përmes politikave në ngritjen e tyre.
Postimi i plotë i Aliut:
Ferizaj është qytet që bashkon njerëzit dhe bizneset. E tillë ishte edhe hapja e mbrëmshme e Qendrës së parë Multifunksionale në Kosovë – “The Village Shopping & Fun” në Ferizaj.
Ky kompleks dyqanesh, zinxhir i brendeve prestigjioze botërore i jep një energji të shtuar ekonomisë lokale dhe shpirtit ndërmarrës ferizajas.
Suksese familjes Hoxha dhe gjithë bizneseve të bashkuara në këtë kampus. Neve, në çdo hap do të mbështesim ecjen e bizneseve me politika të favorshme për to.
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...