Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka mohuar këtë, duke e quajtur edhe presion të LDK-së ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Gjatë ditës së sotme në media ka qarkulluar lajmi se Komisioni i Venedikut ka rekomanduar që të përsëritet balotazhi në Komunën e Prishtinës, në mes të kryetarit aktual Shpend Ahmetit të PSD-së, dhe kundër kandidatit të tij në zgjedhjet e fundit lokale, Arban Abrashit të LDK-së.
Mirëpo, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka mohuar këtë, duke e quajtur edhe presion të LDK-së ndaj Gjykatës Kushtetuese.
“LDK me ‘fake news’, po i bën presion Gjykatës Kushtetuese. Lajmi për mendimin e Komisionit të Venedikut për balotazhin në Prishtinë është i pavërtetë. Është spekulim mediatik, si presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, i sponzorizuar nga LDK e cila po vazhdon të sheh ëndrra fushate. Kjo tashmë u konfirmua. Do të ishte mirë që LDK të këndellet, të sheh kah e ardhmja, sado plagë që mund t’i ketë lënë e kaluara dhe veçanërisht humbja e Prishtinës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Tahiri ka thënë se presin që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë konform vullnetit qytetar të shprehur më 19 nëntor 2017.
Komisioni i Venecias është Komision Evropian për Demokraci nëpërmjet ligjit, ndërsa opinioni i tij nuk është obligativ për Gjykatën Kushtetuese, gjykatë e cila pritet ta jap një vendim përfundimtar brenda ditësh. /arbresh.info/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...