Komuna e Prishtinës ka organizuar konferencë për medie në lidhje me projektin tek Fakulteti Filologjik.
Drejtori për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Planifikim, Genc Bashota sot në konferencë për media në Komunën e Prishtinës sqaroi për projektin tek Fakulteti Filologjik, i cili ka të bëjë me ndërtim nën tokësor të parkingut, raporton arbresh.info.
Bashota tha se në fund të verës së këtij viti mendojnë të fillojnë me realizimin e këtij projekti por nuk ka datë të caktuar.
“Pas tri viteve pune intensive jemi në finale të operatorit teknik për ndërtimin e projektit tek fakulteti filologjik. Fjala është për parkingun tek Fakulteti Filologjik. Operatori i cili e fiton kontratën do ta dizajnoj pastaj ja dërgon komunës. Numri i parkingjeve është 500. Projekti ka filluar para dy viteve. Edhe pse me ligj është e parapamë me zgjatë 3 muaj kjo ka zgjatë një vit. Së pari kompanitë kualifikohen se cila nga ato kanë potencial sepse nuk është projekt i thjeshtë, kanë aplikuar 6 kompani. Zgjedhja e tyre ka zgjat deri në tetor, dhe janë zgjedhë 4 kompani. Kanë ofertu dy kompani dhe dy janë heq nga gara. Komisionin vlerësues e kemi krijuar javën e kaluar, detyrë e tyre është për vlerësim teknik dhe financiar. Pas përzgjedhjes janë dy hapa është edhe nënshkrimi i kontratës”, tha Bashota./arbresh.info
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...