Prokurorët në Suedi e paraqitën kërkesën në gjykatën e qytetit Upsala.
Paraburgimi në mungesë i Assanges, i cili aktualisht ndodhet në burg në Britani, do të ishte hapi i parë drejt kërkesës për ekstradimin e tij nga Britania.
Vendimi gjyqësor i 3 qershorit, megjithatë, nuk do të thotë se hetimet paraprake në Suedi duhet të braktisen.
Assange, 47 vjeç, e mohon akuzën për përdhunim.
Ai është arrestuar nga policia britanike në prill, pasi ka kaluar shtatë vjet në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.
Ai është dënuar më pas me 50 javë në burg për shkelje të kushteve të lirimit me kusht.
Në maj, autoritetet suedeze kanë rihapur hetimet për përdhunimin e dyshuar, të cilat janë mbyllur në vitin 2017, pasi Assange ka qenë i strehuar në Ambasadën e Ekuadorit.
Shtetet e Bashkuara po ashtu e kërkojnë ekstradimin e Assanges, nën akuzat se ai ka publikuar informacione të klasifikuara.
Më 30 maj, autoritetet britanike kanë shtyrë një seancë dëgjimore për kërkesën e SHBA-së për ekstradim, pasi Assange ishte shumë i sëmurë për të marrë pjesë në të përmes video-lidhjes.
Seanca e re dëgjimore është caktuar për 12 qershor./REL/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...