Dyqani me produkte shqiptare e pa asnjë produkt serb i shtohen klientët

21:56 | 22 Nëntor 2018

Pas vendosjes së taksës, interesimi për marketet pa produkte serbe është shtuar edhe më shumë, raporton T7
Produktet serbe ndoshta do të mungojnë tash e tutje edhe në marketet e tjera.

Por në këtë qendër tregtare ka plot 12 vite që asnjë prodhim i Serbisë nuk ka qarkulluar.

Te renditur jane flamujt e produkteve të cilat ata i mbajnë. E te gjithë ata flamuj përfaqësojnë shtete që kanë pranuar Kosovën.

Menaxheri i plus market ne Ferizaj tregon arsyen pse ka bojkotuar produktet serbe.

Te njëjtat arsye i fton t’i kenë parasysh edhe të tjerët.

Menaxheri thotë se që nga vendosja e taksës interesimi është rritur edhe me shume.

Madje konsumatorët vijnë edhe nga qytetet e tjera.

I lumtur se është vendosur taksa, Remzi Bytyqi thotë se shpreson që do të ndërpritet i gjithë bashkëpunimi me Serbinë.

Konsumatorët shprehen shumë pozitiv me këtë bojkot që qendra tregtare ua bën produkteve serbe.

Pronarët thonë se hapësira më e madhe në qendër, i jepet produkteve vendore, e sipas tyre kjo po i motivon edhe prodhuesit nga Kosova.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara