Darka e Lamës” do të jetë eventi që do të tuboj mërgimtarët tanë rreth sofrës së falënderimit.
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri me bashkëpunëtorë ka udhëtuar për një vizitë në Zvicër, ku fillimisht do të vizitojnë Degën e LDK-së atje dhe disa nga strukturat e saj si dhe komunitetin e mërgimtarëve kosovarë në këtë shtet mik të Kosovës.
Delegacioni i LDK-së do të kenë takime të niveleve të ndryshme edhe me përfaqësues e partner vendor të komunitetit tonë atje.
“Darka e Lamës” do të jetë eventi që do të tuboj mërgimtarët tanë rreth sofrës së falënderimit, një festë e kthyer në traditën tonë nga Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftim të partisë së Isa Mustafes.
Beqiri shoqërohet nga anëtari i Kryesisë, Muharrem Svarqa dhe Sali Morina, koordinator për Zvicër.
Për të dytin vit radhazi, PSG e fiton Ligën e Kampionëve
Hamza nga Lipjani: Kosova nuk është vend i krizave të pafund...
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...