Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar rreth aksionit të njesisë speciale ROSU në komunat veriore ndaj krimit të organizuar.
Sipas tij e gjithë kjo ka të bëj me zbatimin e ligjit dhe asgjë tjetër. Deri tani policia ka arrestuar disa zyrtarë doganorë e policorë.
Ky është shkrimi i kryeministrit në faqen e tij në facebook.
“Me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale.
Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë.
Operacioni u zhvillua me sukses edhe në Komunat Veriore të Kosovës.
Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër.
Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin”.
Zhvillimet në Kuvendin e Asociacionit të Komunave, reagon MA...
Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet një person në Vushtrri p...
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...
Tragjedia në Malishevë, shkolla “Ibrahim Mazreku” shpall të ...