Zëdhënësi i qeverisë dhe njëherazi Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se kritikat karshi punës së qeverisë së kryeministrit Isa Mustafa, janë të pabaza.
Ai në profilin e tij në facebook e ka ritheksuar deklaratën e disahershme të kryeministrit Mustafa, se qeveria aktuale pikësynim parësor e ka zhvillimin e ekonomisë së vendit.
Abrashi ka listuar disa nga të arriturat e kësaj qeverie, duke bërë krahasime edhe me zhvillimet ekonomike nga vitet e kaluara me të këtij viti.
Lexojeni të plotë shkrimin e Abrashit në Facebook:
“Përkundër disa kritikave sipërfaqësore, qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Isa Mustafa ka prioritet absolut ekonominë dhe kjo tashmë ka filluar të dëshmohet nga zhvillimet në ekonomi, por edhe nga debatet rreth arritjes së efekteve të politikave dhe krahasimeve ndër vite të treguesve kryesor makroekonomik.
Nëse shkojmë me logjikën e krahasimit të të dhënave me vitin më të mirë, viti 2015 është më i miri në 4 vitet e fundit. Ishte vetëm viti 2011 që ka pasur më shumë IJD (për 6 muaj) në krahasim me vitin 2015 (për 5 muaj). Investimet e jashtme për 6 muaj ishin: 2009/ 123 mln; 2010/ 117 mln; 2011/ 175 mln; 2012/ 86 mln; 2013/ 149 mln, 2014/ 39 mln. Sivjet për 5 muaj arritën në 158 mln.
Është më se e qartë se nuk janë IJD-të i vetmi tregues: Nëse e shohim eksportin prapë është në nivelin më të lartë që nga viti 2011.
Në takime publike me biznese që kemi realizuar gjatë këtyre 7 muajve, një gjë ka qenë mjaft inkurajuese: Pritjet e tyre për realizimin e politikave ekonomike kanë qenë të larta dhe kanë intensifikuar mjaft shumë aktivitetin si rezultat i seriozitetit të qeverisë në krijimin e hapësirës për sektorin privat. Këto pritje janë përmbushur në masën më të madhe në reformën fiskale ku po thuaj se të gjitha kërkesat e bizneseve janë marrë parasysh.
Po ashtu, në kontekstin fiskal, hyrja në program me FMN-në paraqet sigurinë më të madhe për biznese se politikat tatimore do të jenë konsistente dhe nuk do të ketë lëvizje të paparashikueshme. Parashikueshmëria e bizneseve për qeverisjen dhe politikat ekonomike është njëri ndër shkaktarët kryesor që përcakton investimet e tyre. Tregues po aq i rëndësishëm është edhe sentimenti i sistemit bankar: Bankat përveç se kanë zgjeruar aktivitetin më së shumti që nga 2012, kanë zvogëluar normat e interesit në 7.6%. Në anketën e fundit të OEK-ut, gjendja aktuale si dhe pritjet e biznesit për 6 muajt e ardhshëm janë më optimistet në 2 vitet e fundit si për punësim, ashtu edhe për zhvillimin e mëtejmë të biznesit.
Mbi të gjitha, Qeveria për herë të parë ka program 4 vjeçar për ekonominë. Ky program e lehtëson bërjen e biznesit pasi që biznesi njoftohet se çfarë politikash do të ndërmerren në 4 vite (gjithçka është e parashikueshme). Pakoja e re fiskale, falja e borxheve, ndryshimi i akcizave, programi me FMN-në, përkrahja substanciale e bujqësisë, intensifikimi i agjendës për energjetikë, përfshirja e Kosovës në rrjetin bazë të Ballkanit perëndimor dhe projektet konkrete infrastrukturore si rindërtimi i hekurudhave, vazhdimi i autostradave dhe linjat e transmisionit energjetik kanë krijuar momentum të ri si për sektorin publik ashtu edhe për atë privat. Një gjë është e sigurt: Debati për ekonominë nuk do të ndalet, do të diskutojmë edhe indikator tjerë ekonomik vazhdimisht, ashtu siç nuk do të ndalet agjenda për zhvillim ekonomik” (sic.)
Rezultatet e para: LVV-ja prin
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LD...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Bulliqi jep një lajm të madh për VV-në, nga Podujeva
Vjen reagimi i parë nga LDK: Kokën lartë
Ronaldo: Jam ende i motivuar, do ta arrij shënimin e 1 mijë ...