Çfarë po ndodh në burgun e Dubravës?

11:02 | 30 Maj 2018
V. S.

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një bastisje në qendrën korrektuese në Dubravë.

Punëtorët e kësaj qendre nuk janë lejuar të fillojnë punën deri rreth orës 08:30.

Gazeta Express ka kontaktuar me Zyrtarin për komunikim me publikun nga kjo qendër, Jeton Kabashi,  por i njejti nuk ka dhënë detaje për arsyet e kësaj bastisjeje.

Ai ka thënë se do të dalin shumë shpejtë me një deklaratë për të shpjeguar arsyen e bastisjes./GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale